Katër ambasada organizojnë ‘Ditët e gjuhës gjermane – Kosovë 2024’

Nga datat 29 prill deri më 17 maj 2024, katër ambasada gjermanofolëse, ajo e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe e Luksemburgut, do të organizojnë “Ditët e gjuhës gjermane – Kosovë 2024“.

“Së bashku me partnerët tanë, këtë vit sërish do të organizojmë më shumë se 35 ngjarje, në mesin e të cilave ekspozita, koncerte, podcast-e shfaqje filmike, lexime, piknik të letërsisë, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe shumë të tjera”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga katër ambasadat gjermanofolëse.

Partnerë të këtij projekti, krahas ambasadave të vendeve gjermanofolëse, ndër tjerash janë Goethe- Zentrum Prishtina, Shkëmbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik – DAAD, Zyra Qendrore Gjermane për Arsim Jashtë Vendit, Shërbimin Austriak i Shkëmbimit (OeAD), Departamenti i Gjuhës Gjermane i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Gjuhës Gjermane i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prizrenit, shkollat partnere gjermane në Kosovë, veçanërisht Gjimnazi Loyola në Prizren, Deutschzentrum Prishtina dhe ndërmjetës të tjerë kulturorë.

Ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës, si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut do ta paraqesin programin më 29.04.2024 gjatë një konference për shtyp në zyrat e BE-së, në orën 16.00 dhe në këtë kuadër do të hapin Ditët e Gjuhës Gjermane.

Go to TOP