Kapet kamioni me targa serbe brenda të cilit kishte mjete piroteknike në vlerë rreth 7 mijë euro

Në një objekt të fshatit Bërnjak, policia ka identifikuar disa automjete kun ë njërin nga to, ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Sipas njoftimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3.681 kg.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të policisë përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme.

Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet.

Go to TOP