Kanosi me armë dy persona, arrestohet i dyshuari që iu sekuestruan edhe 96 fishekë

Të premten në Prizren është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur me armë zjarri dy meshkuj kosovarë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit i kanë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari janë sekuestruar një armë zjarri-automatik, tri pistoleta dhe 96 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Go to TOP