Kanos me armë një person për shkak të borxhit, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili në fshatin Balloc të Podujevës pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi kishte kanosur me armë një person.

Bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP