Kancelari gjerman, Scholz: Nuk do të ketë anëtarësim të përshpejtuar të Ukrainës në BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se procedurat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk do të përshpejtohen.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ndjekim gjërat që kemi vendosur në të kaluarën”, tha Scholz para gazetarëve përpara samitit të BE-së në Versajë, Francë.

Gjermani iu referua Marrëveshjes së Asociimit, BE-Ukrainë të nënshkruar në vitin 2017, e cila synon thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike.

Ky është drejtimi që duhet të ndjekim”, tha i pari i qeverisë gjermane, raporton euronews.

Ndryshe, Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE dhe ka kërkuar përshpejtim të procedurave pas agresionit rus në shtetin ukrainas.

Go to TOP