Kanadë, të paktën 15 të vdekur pas një aksidenti mes kamionit dhe veturës
Të paktën 15 persona u vranë në Manitoba, provincë në shtetin e Kanadaës të enjten pasi një kamion e goditi një automjet që zakonisht përdoret për të transportuar persona të moshuar dhe me aftësi të kufizuara, tha gazeta “Winnipeg Free Press”.
Përplasja ndodhi pranë qytetit Carberry, 170 kilometra në perëndim të Winnipeg, thuhet në raport.
Nëse konfirmohet numri i të vdekurve, kjo do të jetë një prej aksidenteve rrugore më vdekjeprurëse në historinë e fundit kanadeze.
Sipas mediumit kanadez, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit. Policia Mbretërore Kanadeze tha se të gjitha njësitet e policore janë në vend të ngjarjes dhe se po merren me rastin, shkruan Reuters.
