Kanadaja pezullon punën e ambasadës në Kabul

Ministrat kanadezë kanë njoftuar se vendi po pezullon operacionet në ambasadën e tyre në Kabul sepse situata në terren atje paraqet sfida serioze për të siguruar sigurinë e misionit të tyre.

Personeli diplomatikë është duke u kthyer në Kanada që nga mëngjesi, tha Kryeministri, Justin Trudeau, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kanadaja dënon ashpër përshkallëzimin e dhunës,” tha ai. “Ne jemi zemërthyer në situatën në të cilën ndodhet populli afgan sot”.

Operacionet e ambasadës do të rifillojnë sapo të përmirësohet situata e sigurisë në Afganistan, thonë zyrtarët.

Ashtu si SHBA dhe vendet e tjera, Kanadaja po përpiqet gjithashtu të sjellë afganë që ndihmuan trupat e saj në Kanada ndërsa talibanët po marrin në dorë vendin.

Go to TOP