Kaliforni: Kasollja gjendet e braktisur në mes të rrugës

Policia në Kaliforni të ShBA-së mbeti duke “kruar kokën” kur një kasolle e tërë u gjet e braktisur në një rrugë të qytetit.

Departamenti i Policisë Irwindale tha se struktura, në një gjendje të rrënuar, u gjet pranë bordurës në bllokun 800 të rrugës Alpha. Nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë video të vëzhgimit që tregonte se si kasolle përfundoi në rrugë.

“Një telefonues anonim raportoi për një shtëpi që në dukje ra nga qielli dhe u ul në mes të një prej rrugëve të qytetit tonë”, tha policia në një postim në Facebook. “Me paralajmërimin e parë të tornados së këtij viti në Los Anxhelos, IPD ishte i sigurt se ky ishte rasti”.

Në postim thuhej se “nuk u dëmtuan shtriga kur shtëpia u ul”.

kasollja
Go to TOP