Kajtazi për pajisjen e gjetur në veturë: S’mund të hapet në Kosovë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë detaje të reja për rastin ku është vendosur një pajisje GPS për përgjim në veturën e tij.

Kajtazi ka bërë të ditur se Forenzika e Policisë së Kosovës ka dërguar raport në Prokurorinë e Shtetit për pajisjen që është vendosur në veturën e tij.

Sipas tij, raporti i Ekipi të Forenzikës së Policisë së Kosovës ka konstatuar se pajisja nuk është mundur të hapet dhe është sugjeruar që të dërgohet jashtë vendit.

“Raporti i ekspertizës konstaton se ekspertet tanë nuk kanë mundur ta hapin atë pajisje. Ata sugjerojnë qe pajisja të dërgohet jashtë vendit”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Kajtazi pret që Prokuroria ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Nuk do te dorëzohem derisa të zbulohet se kush më ka përgjuar dhe persekutuar tash e sa kohë”, ka shkruar Kajtazi. /Kosova.info/

Go to TOP