Kajtazi: Jemi rritë me dhunë, të ka rrahur mësuesi në shkollë, kurrkush pesë pare s’i ka dhanë

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin Rubikon të Klan Kosova, ka thënë se gjenerata e cila është aktualisht nëpër institucione të drejtësisë, është gjenerata e cila është rrahur e dhunuar në të 80-at e 90-at nga mësuesit e nga familja.

Sipas tij, kjo ka ndikuar që këtyre njerëzve nëpër institucione sot nuk iu duke gjë një shuplakë, prandaj edhe ka vendime të lehta.

“Legjitime ka qenë me të rrahë mësuesi në shkollë në të 90-tat e andej. Të ka rrahur dajak kah është sjellur. Ke shku në shtëpi me tregu, të ka thanë mirë ta ka bërë mësuesi. Ose të kanë rreh edhe ata. Të kanë rrahur në rrugë, të ka rrahur baba, axha, kushdo që është sjellë. Ky brez i viteve 80 e 90, janë kryesisht këta që sot implementojnë ligjet e mbrojtjes, gjykimet, sepse janë gjyqtarë e prokurorë, dhe shumica prej tyre nuk i konsiderojnë shumë problem me ta dhanë dikush një shuplakë, sepse ka të bëjë me këtë mentalitetin tonë se na jemi rritur në ambient të dhunës. Mua më kanë rrahur disa herë, kush është çu i pari më ka rrahur, por mua kjo nuk më ka bërë të dhunshëm, që të reflektoj, por studimet flasin – jo te ne, se këtu nuk bën kush studim – por gjithandej botës, njerëz që merren profilin e këtyre njerëzve, tregojnë se në fëmijëri kanë përjetuar dhunë, dhe kjo ka ndikuar në rritjen e tij e zhvillimin e tij, sepse ambienti në të cilin është pjekë, është i dhunshëm, prandaj e konsideron si krejt normale këtë muhabet”, deklaroi Kajtazi.

Ai tha se problemi i parë është mentaliteti, pastaj vjen mosfunksionimi i institucioneve, pastaj shoqëria në përgjithësi, mbrojtja, policia e gjykatat.

“Por, ne jemi të dhunshëm, dhe nuk është jemi duke u trajtuar për këtë”, theksoi ai.

Go to TOP