Lehtësimi i trafikut në Veternik, Rama zbulon projektin për rrugë të reja në hyrje të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut.


Sipas postimit të Ramës në Facebook, përmes këtij investimi do të
krijohet një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe Lagjes Emshir, me qëllim
lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut në hyrje të
kryeqytetit.


“Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar. Me këtë
investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir,
duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje
të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj
dhe autostrada”, shkroi Rama.

Go to TOP