Kaia Gerber shfaqet elegante gjatë një dalje të qetë në New York

Ajo shpesh kthen kokën e të gjithëve me kombinimet e saj mahnitëse në pasarelë.

Por Kaia Gerber dëshmoi se mund të ishte elegante edhe jashtë detyrës të mërkurën kur u pa gjatë një dalje të qetë në New York.

Modelja u pa e veshur me një pallto elegante ngjyrë kafe, të cilën e bashkoi me një kapele me ngjyrat kaltër e bardhë e realizuar me grep, teksa ecte në rrugë.

Kaia kombinoi pallton dhe kapelën e saj me një bluzë të thjeshtë të bardhë, pantallona të zeza dhe çizme të zeza.

20 vjeçarja aksesonte pamjen e saj me syze dielli të errëta dhe një çantë të zezë Celine të mbështjellë mbi trupin e saj.

Vajza e supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber u shfaq në humor të mirë teksa merrej me telefonin e saj ndërsa ishte jashtë dhe në qytet.

Ndërkohë që karriera e Kaias ka qenë e ngarkuar së fundmi, pas javëve të fundit të modës, ajo i ka kushtuar jo pak kohë edhe jetës personale.

Go to TOP