Kadyrov: Një çeçen i vërtetë nuk do të jetë kurrë kundër Vuçiqit dhe serbëve!
Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore dhe unë e respektoj presidentin Vuçiq si vëlla më të madh, thotë lideri çeçen Ramzan Kadyrov.
Unë e respektoj Aleksandar Vuçiqin si vëlla më të madh, i cili ka marrëdhënie vëllazërore me presidentin tonë Vladimir Putin. Të gjithë çeçenët e dinë se sa shumë e vlerësoj dhe respektoj Vuçiqin dhe asnjë çeçen i vërtetë nuk do të jetë kurrë kundër tij apo kundër popullit serb. Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore dhe Çeçenia, si pjesë integrale e Rusisë, gjithmonë do t’i mbrojë vëllezërit e saj dhe do të luftojë për ta.
Kështu flet për Republikën Ramzan Kadyrov , udhëheqësi i Republikës Çeçene, e cila ka një shkallë të lartë autonomie brenda Federatës Ruse. Arsyeja pse e kontaktuam është e qartë.
Presidenti i Serbise Vucic ditë me pare theksoi se është se një grup çeçenësh dhe çerkezë, katër prej tyre, po qëndronin në veri të Kosovës, duke u përpjekur të ndihmonin Albin Kurtin në gjuetinë e serbëve dhe eliminimin e atyre në zonat serbe për të cilët Prishtina vlerësonte se do të bënin rezistencë kur fillojnë ndjekjet e serbëve në Kosovë.
