Kadriu përfundon me sukses kursin për Drejtor Sportiv pranë FShF: Një eksperiencë e çmuar

Taulant Kadriu, një nga figurat e njohura në sportin e futsallit të Kosovës, ka përfunduar me sukses kursin për Drejtor Sportiv të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FShF).

Kadriu shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ligjëruesit, si shqiptarë ashtu edhe ndërkombëtarë, të cilët ndanë me të përvojën e tyre profesionale.

“Ky kurs ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar njohuritë dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me ekspertë të fushës. Përvoja dhe këshillat e tyre ishin të çmuara për zhvillimin tim profesional,” tha Kadriu.

Ai theksoi se këto njohuri do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të menaxhimit të klubeve dhe të futbollit në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP