Ka filluar stinori pranveror i kampionatit ekipor në superligën e meshkujve dhe të femrave

Sot, në Prishtinë-Superliga e meshkujve dhe në Ferizaj Superliga e femrave, janë zhvilluar dy xhirot e para të Kampionatit ekipor. Në Prishtinë u zhvilluan ndeshje me rivalitet të lartë qysh nga xhiro e parë. Përforcimi i disa klubeve me lojtarë nga jashtë ka bërë që të nivelizohet cilësia e ekipeve dhe të shtohet rivaliteti, duke e bërë që gati secila ndeshje të ketë epitetin e derbit.

Në xhiron e parë, megjithëse rezultatet janë bindëse për ekipet fituese, megjithatë shumica prej tyre kaluan në shenjë të ndeshjeve të forta individuale. Në ndeshjen më interesante KPP Liria e mundi skuadrën me përvojë dhe me kampionë të dikurshëm Paysera Dardania me rezultatin 4:0. Me rezultat të njëjtë fituan edhe KPP Lidhja e Prizrenit ndaj KPP Shkolla Prizreni, ndërkaq KPP Priping KPP Gani Maloku 4:1. Ndeshja KPP Ahmet Hoxha Prishtina u regjistrua me rezultat zyrtar 4:0, pasi skuadra ferizajase nuk udhëtoi në Prishtinë.

 Në xhiron e dytë, ndeshja më interesante u luajt ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë nga Prizreni. Pas një dueli tejet të ngushtë dhe shumë të fortë, Prishtina ia doli të fitonte me 4:2 në seta. Dueli më atraktiv u luajt ndërmjet grekut (Jorgos Kosmas) të Lirisë dhe turkut Batuhan Kuzmin të Prishtinës, ku në fund në saje të cilësisë dhe përvojës fitoi lojtari i Prishtinës. Lidhja e Prizrenit dhe Pripingu, dy të parat nga Kampionati i kaluar, mundën kundërshtarët me 4:2 në sete Gani Malokun, përkatësisht Shkolla Prizrenin me 4:0 dhe që nga fillimi paralajmëruarn se do të jenë rivalë për titullin e kampionit. Ndeshja Paysera Dardania Ahmet Hoxha do të luhet gjatë javës së ardhshme.

SUPERLIGA  MESHKUJT 
xhiro Vendas MysafirREZULTATET 
111Lidhja e prizrenitvsShkolla Prizreni4:0 
11PripingvsGani Maloku4:1 
11Paysera DardaniavsLiria0:4 
11PrishtinavsAhmet Hoxha4RZ0 
 
xhiro Vendas MysafirREZULTATATET
        213Gani MalokuvsLidhja e prizrenit2;4
13Shkolla PrizrenivsPriping0:4
13         Ahmet Hoxhavs Paysera DardaniaShtyhet
13LiriavsPrishtina2:4
RENDITJA SUPER LIGA – MESHKUJT
KlubiLFHPikë
1Priping2208:14
2Lidhja e prizrenit2208:24
3Prishtina2208:24
4Liria2116:43
5Gani Maloku2023:82
6Shkolla Prizreni2020:82
7Dardania1010:41
8Ahmet Hoxha1010:4-1
Xhiro 1
DRITAISTOGU4:0
AHMET HOXHAJUNIKU4:1
AHMET HOXHA MKSHPRESAËshtë shtyrë
VUSHTRRIAPRISHTINA0:4
Xhiro 2
JUNIKUDRITA1:4
ISTOGUAHMET HOXHA0:4
PRISHTINAAHMET HOXHA MK4:0
SHPRESAVUSHTRRIA1:4
RENDITJA SUPER LIGA – FEMRAT
KlubiLFHPikë
1Prishtina F2208:04
2Drita F2208:14
3Ahmet Hoxha F2208:14
4Vushtrria F2114:53
5Juniku2022:82
6Istogu2020:82
7Shpresa1011:41
8Ahmet Hoxha MK1010:41

Në Superligën e Femrave, Drita dhe Prishtina, së bashku me Ahmet Hoxhën, fituan bindshëm ndaj rivaleve tjera dhe qysh nga fillimi u vendosën në kreun e renditjes. Fitoren e parë e arriti edhe Vushtrria në ndeshjen ndaj Shpresës me rezultatin 4:1. Ndeshja ndërmjet Ahmet Hoxha MK dhe Shpresa do të luhet gjatë javës së ardhshme.

Fundjavën e ardhshme (21/04/) do të luhen dy xhirot e para të Ligës së Parë për Meshkuj dhe Femra, si dhe Ligës së Dytë (Meshkuj) për Grupet A, B dhe C.

Kurse, të martën me 23 Prill do të shënohet Dita botërore e Pingpongut. /Kosova.info/

Go to TOP