Rama: Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve, çështja e qenve endacakë do të zgjidhet

Problemi i qenve endacakë shpesh herë ka shqetësuar qytetarët anembanë Kosovës, sidomos në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot në lidhje me ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e Kafshëve, që në fokus do të ketë trajtimin e qenve endacakë.

Rama tha se kryeqyteti është zotuar që të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore.

“Siguria e qytetarëve tanë është prioritet”,theksoi ai.

Go to TOP