Ka filluar kampi stërvitor për 40 lojtarët më të mirë të Kosovës drejtuar nga eksperti i ITTF-it Aleksey Yefremov
Prej Sot deri më 17 Gusht, në ShFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj ka filluar kampi stërvitor për 40 pingpongistët më të mirë të Kosovës, të ftuar nga Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Imami.
Lojtarët më të mirë të Kosovës, do të stërvitin nën udhëheqjen e trajnerit të mirënjohur ndërkombëtar Aleksej Yefremov nga Bjellorusia, njëherit Yefremov, nga viti 2008, është Drejtues i kursit të edukimit për trajnerë dhe trajnerë me performancë të lartë në kuadër të Federatës ndërkombëtare e pingpongut ITTF.
Yefremov me asistimin e trajnerëve të përzgjedhur vendor, do të punojë dy herë në ditë me lojtarët e ndarë në 2 grupe.
Krahas Kampit për lojtarë, do të mund të përfitojnë edhe të gjithë trajnerët tjerë në fillim si vëzhgues, kurse (Të Martën dhe të Enjten nga Ora 20, do të mbahet edhe seminar për trajnerët e interesuar). /Kosova.info/