Juventusi s’heq dorë nga Edon Zhegrova

Juventusi është duke vazhduar të ketë interesim të madh për të nënshkruar me yllin e Lilles, Edon Zhegrova.

Skuadra italiane ishte afër ta transferonte kosovarin në verën e kaluar, megjithatë marrëveshja dështoi shkaku që Lille nuk pranoi ta shiste.

Sidoqoftë, asgjë s’ka ndryshuar në këtë aspekt. Juve vazhdon të ketë interesim për Zhegrovën, sidomos tani që anësori po mahnit në Francë, e në Evropë – pra në Ligën e Kampionëve, ku zhvilloi paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Real e Atletico Madrid.

“Tuttosport” raporton se përpos Jonathan David, Juve po vëzhgon nga afër Zhegrovën, me këtë të fundit që kontrata i skadon në vitin 2026.

Gjiganti italian do ta shikojë nga afër Zhegrovën edhe kur Lille të përballet me Juventusin të martën.

Përndryshe, lajmi i mirë për Zhegrovën mund të jetë fakti se të dy klubet kanë kontakte të shkëlqyeshme, ku së fundmi bashkëpunuan për transferet e lojtarëve si Timothy Weah e Tiago Djalo.

Go to TOP