Juventusi merr fitoren e parë në kampionat ndaj Spezia

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 3-2 në kuadër të javës së pestë në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ e nisi më mirë takimin, duke krijuar më shumë dhe fal kësaj erdhi edhe goli në minutën e 28-të, kur Moise Kean shënoi për 1-0 me një goditje në limitet e zonës.

https://twitter.com/i/status/1440724403642195979

Por nuk vonoi shumë dhe Spezia barazoi rezultatin. Emmanuel Quartsin Gyasi shënoi gol të bukur me një goditje nga një kënd i vështirë (1-1).

Pjesa e dytë nisi më mirë për Spezian, që shënoi në minutën e 49-të me Janis Antiste që konkretizoi një kundërsulm.

Juventusi u kthye me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit duke radhitur rastet.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 66-të, kur Federico Chiesa veproi bukur në zonë dhe shënoi për 2-2.

Juventusi shënoi në minutën e 72-të për ta fituar ndeshjen.

Ishte Matthijs de Ligt u gjend më së miri në zonë ku me një goditje të fortë shënoi për 3-2.

https://twitter.com/i/status/1440738893310009345

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Juventusi mori fitoren e parë, duke shkuar në kuotën e 5 pikëve pas pesë ndeshjesh. 

Go to TOP