Juventus fiton dhe siguron kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Juventusi ka fituar me rezultat 4-2 në Juventus Arena të Torinës kundër Zenitit të Petersburgut për ta siguruar kështu që në lojën katër të kalimit tutje në Ligën e Kampionëve. Dybala (11, 58) shënoi dy gola për Juventusin derisa dy gola të tjerë i shënuan Chiesa (74) dhe Morata (82). Mysafirët barazuan me një autogol të Bonuccit (26) në pjesën e parë. Azmoun (92) shënoi golin e dytë të Zenitit

Juventusi ka arritur që të fitoi me rezultat 4-2 kundër Zenitit për të qenë skuadër tashmë e kualifikuar për në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve. Kjo fitore është e nënta radhazi për Juventusin në Ligën e Kampionëve nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në këtë garë.

Juventusi hyri keq në këtë takim edhe pse arriti që të shënoi gol shumë herët. Ishte Dybala që shënoi gol në minutën e 11-të të ndeshjes. Ishte një gol i bukur ky që u shënua nga goditja e këndit. Por, avantazhi i vendasve zgjati deri në minutën e 25-të kur rezultati u barazua.

Bonucci do të shënonte autogol gjatë një përpjekje për ta spastruar zonën me kokë nga një top. Me rezultat të barabartë përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm nga Juventusi, ku ata bënin vazhdimisht presion në mbrojtjen e Zenitit. Kjo bëri që në Federico Chiesan të shkaktohet penallti, duke detyruar kështu gjyqtarin që të akordoi penallti për skuadrën italiane. Paulo Dybala dështoi që të shënojë në përpjekjen e tij të parë por ai shfrytëzoi kthimin e topit për të shënuar golin e dytë për epërsinë e dytë të Juves.

Ndeshja u vendos me golin e Federico Chiesas kur italiani bëri një finalizim të mahnitshëm me anë të një solo vrapimi për t’i dhënë epërsinë prej 3-1 Juventusit.

Alvaro Morata do të shënonte golin e katërt dhe të fundit për Juventusin për sonte.

Goli i ngushëllimit për Zenitin erdhi në minutat shtesë të ndeshjes nga Serdar Azmoun.

Juventusi me këtë foto është në vendin e parë me 12 pikë në Grupin H, duke lënë pas kampionin e Europës Chelsea në vendin e dytë me 9 pikë. Kjo fitore e kualifikon Juven në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve pasi që Zeniti ka vetëm 3 pikë, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar deri në përfundim të fazës së grupeve.

Krejt çka i mbetet Juventusit është që kualifikimin ta sigurojë nga vendi i parë dhe jo nga vendi i dytë i grupit.

Go to TOP