Juve e mendon shkëmbimin Chiesa-Sancho

Klubi italian, Juventus raportohet se është duke e menduar shkëmbimin e Chiesa-s me Jadon Sancho-n.

Sipas mediave italiane, Juve synon të përfitojë nga interesimi i ‘Djajve të Kuq’ për Chiesa-n.

Dy lojtarët e krahut vlerësohen me çmim të ngjashëm, por problemi është tek kërkesat për paga.

Chiesa fiton 5.5 milionë euro në vit, derisa Sancho nga klubi i tij i ardhshëm kërkon 10 milionë euro në vit.

Por, siç raportohet, plani i Juventusit është që t’i ofrojë Chiesa-s Unitedit për një çmim më të ulët e më pas të transferojë anglezin në formë huazimi.

Drejtuesit e torinezëve mësohet se tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur formulën e transferimit të Sancho-s në Torino.

Ndryshe, anglezi i cili gjysmën e sezonit të kaluar e kalojë tek Borussia Dortmund, kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane përfshirë edhe Barcelonën.

Chiesa kërkohet edhe nga klubi italian, Napoli.

Go to TOP