Ju kujtohet vogëlushja me pamje ‘djallëzore’ shihni sa është rritur

Sipas New York Times, historia e Zoe Roth, një studente e re kolegji sot, filloi në një mëngjes të vitit 2005. 

Zoe atëherë ishte vetëm 4 vjeç.

Ajo jetonte me familjen e saj në Mebane, Karolina e Veriut, SHBA.

Një shtëpi në lagjen e tyre kishte marrë flakë.

Si shumë nga fqinjët e tyre, Zoe shkoi të shikonte operacionin e marrë nga zjarrfikësit.

Këto të fundit udhëzuan dhe disa fëmijë që ti ndihmonin ato në shuarjen e flakëve.

Babai i saj një fotograf amator Dave Roth i  tha Zoes të buzëqeshte dhe që nga ai moment vogëlushja u bë e njohur nga të gjithë.

Por jo vetëm kaq imazhi i saj ka shërbyer që atëherë si një meme e përsosur për ata që duan të përshkruajnë ndonjë skenë katastrofike ose akt djallëzor.

Roth, e cila ka parë qindra versione të ndryshme të fotos së saj ndër vite, shprehet se një nga të preferuarat e saj është meme-ja e prodhuar gjatë protestave kundër racizmit në SHBA vitin e kaluar.

Zoe Roth, tani 21 vjeç, studion për diplomaci në Universitetin e Karolinës së Veriut.

 Askush nuk e njeh tashmë, por miqtë dhe të njohurit e saj e dinë se ajo është një personazh i famshëm i memeve.

 “Mua më duket çmenduri që interneti e mban foton time virale dhe të përditësuar” shprehet  Zoe.

Roth ka deklaruar gjithashtu se me të ardhurat prej rreth 500,000 dollarë nga shitja e fotos në NFT ( një shenjë dixhitale unike e koduar me nënshkrimin e një artisti) ajo dëshiron të paguajë borxhet e saj të huasë universitare dhe një pjesë tjetër t’i dhurojë për bamirësi.

Image
Image
Go to TOP