Joseph Borrelli duhet të “dridhet” kur (luftohet krimi dhe korrupsioni) “kolliten” Amerika dhe Anglia

Shkruan: Fadil MALOKU

1.Aktualisht në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos një sish ushtarak e gjeopolitik. Në këtë kontekst, Amerika (si një superfuqi kontinental) bashkë me Anglinë (si superfuqi detare), po shihet ashiqare që dëshirojnë ta “ushqejnë dhe mirëmbajnë” edhe më tej faktorizimin e tyre përmes ndikimit (in)direkt në gjeografinë dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Kjo më së miri u kur edhe publikisht ambasadori anglez, doli në përkrahje të luftimit të krimit dhe korrupsionit në pjesën veriore të Kosovës, kur shumica e shteteve tjera europiane, ose heshtën ose quan “selame” nga Brukseli për “përmbajtje nga ushtrimi i dhunës…”(Borrel dhe Laiçak). Anglia me përkrahjen publike, midis tjerash neve ballkanasve është duke na sugjeruar që si shtete serioze ne duhet definitivisht të mësohemi të marrim dhe ta ruajmë përgjegjësinë për sigurinë dhe stabilitetit e rajonit.

2. Kurse qëndrimi amerikano-anglez pro intervenimit të policisë kosovare, që u bë në veri të Kosovës nuk shpreh asnjë lloj konkurrence (jo)lojale ndaj Europës (se edhe sikur ta aspirojë ate, Europa e ka të pamundur ta bëjë atë.. për shumë arsye!), por, jo edhe Kinës neokomuniste dhe Rusisë autokrate. Sepse, ende si thuhet, e gjithë Europa (edhe Borreli) “dridhet”, kur ato “kolliten”. Ne shqiptarët, duhet ta “kapim” këtë trend, këtë disponim dhe këtë interesim e angazhim që po krijohet pro shtetësisë sonë.

3. Pra, duhet të kemi agjenda të reja, të analizuara dhe të studiuara mirë e më mirë, në mënyrë që në “tregun” politik dhe atë ekonomik rajonal e kontinental, të dimë se si të veprojmë dhe kah të rreshtohemi. Ngase, si thotë rregulla e bashkëlindur me njeriun, se; “në politikë nuk ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme”!

Go to TOP