Fitorja e dytë radhazi, Juventus mposht bindshëm Empolin
Futbollistët e Juventusit më në fund zhvilluan një ndeshje cilësore dhe në sfidën e javës së 11-të të Serisë A italiane mposhtën në stadiumin e tyre Empolin me rezultat 4-0.
Juventusi e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 8-të me Kean, por edhe pse pati disa raste të pasta, pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Se Zonja e Vjetër nuk do të kishte probleme në këtë ndeshje u duk qartë në minutën e 56-të kur McKennie shënoi për 2-0. Në minutën e 82-të Rabiot shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe në minutat shtesë shënoi golin e dytë dhe golin e katërt për finalen 4-0.
Për Juventusin, kjo është fitorja e pestë këtë sezon dhe tani ka 19 pikë, madje shtatë më pak se Napoli që është i pari dhe që ka edhe një ndeshje më pak. Për bardhezinjtë kjo është ndeshja e dytë radhazi në të cilën kanë fituar dhe rikujtojmë se në xhiron e fundit ishin më të mirë se rivali i qytetit Torino (1-0).
Nga ana tjetër, Empoli mbetet në 11 pikë të fituara dhe pas këtij raundi mund të zbresë nga e 11-ta në pozitën e 15-të në tabelë.
