Jevtiq: Për serbët në Kosovë, Asociacioni  është çështje jete

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë sonte se serbët nga Kosova po ndjekin me vëmendje gjithçka që po ndodh sot në Bruksel dhe se janë të sigurt se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me delegacionin nga Beogradi, si gjithmonë më parë, do të mbrojë mbi të gjitha jetën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë, për çka është i rëndësishëm Asociacioni i Komunave Serbe.

“Ne e dimë se takimi i sotëm nuk është aspak i lehtë, por besimi ynë është rezultat i gjithçkaje që përjetuam një dekadë më parë, përkatësisht se gjithçka që bëri Presidenti Vuçiq, në fund dha rezultate. Të gjithë serbët nga Kosova po ndjekin me kujdes gjithçka që po ndodh në Bruksel dhe rezultatet e bisedimeve”, tha Jevtiq për TV Pink. Ai tha se opinioni duhet të kuptojë se sa e rëndësishme është Asociacioni për serbët në Kosovë.

“Sado që dikush ta prezantojë si çështje politike, për ne nuk është çështje politike, por çështje jetësore, sepse jemi në një situatë që nga koha kur është Albin Kurti në pushtet, të prezencës së vazhdueshme të njësive speciale të policisë në Shtërpcë, në veri të Kosovës dhe në zona të tjera. Organet e përkohshme u mbyllën me vendim politik, njerëzit u ndaluan pa arsye dhe prova”, tha Jevtiq.

Pikërisht për këtë është e rëndësishme që serbët të kenë një institucion të tillë si Asociacioni, në mënyrë që përmes atij komuniteti të mund të mbrojnë jetën, mbijetesën, arsimin, kujdesin shëndetësor dhe të kujdesen për zhvillimin ekonomik, tha Jevtic.

Ai ka vlerësuar se është e turpshme kur opozita në Beograd flet negativisht për Asociacionin dhe kur, thotë ai, dëgjohen tone të tilla kundër asaj që duhet të mundësojë mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Me marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin, ne e ruajtëm paqen. Vuçiq, duke ruajtur paqen, bëri të mundur zhvillimin ekonomik të Serbisë si vend, dhe me siguri, ata që folën keq për Marrëveshjen e Brukselit, do ta shohin se Vuçiq kishte një vizion, njohuri dhe mirëkuptim për momentin në të cilin ndodhemi dhe rrethanat në të cilat jetojmë, për t’i marrë parasysh të gjitha këto, morëm vendimin më të mirë të mundshëm. Prandaj serbët i besojnë më shumë Vuçiqit”, tha Jevtiq.

Go to TOP