Jeta në Mariupolin e rrënuar
Disa muaj pas marrjes së Mariupolit nga forcat ruse, shfaqen imazhe të një qyteti ende të rrënuar.


Këto foto, që u publikuan nga Reutersi më 30 tetor, ofrojnë një pamje të rrallë brenda Mariupolit të pushtuar nga Rusia, pesë muaj pasi Moska mori kontrollin e qytetit port të Ukrainës.

Imazhet e qytetit të shkatërruar u bënë emblemë e pushtimit rrënues të Ukrainës nga ana e Rusisë, por muajt e fundit vetëm herë pas here janë publikuar foto nga agjencitë shtetërore të lajmeve të Rusisë.


Mariupoli u pushtua nga forcat ruse në maj pas disa muaj luftimesh që lanë rreth 90 për qind të ndërtesave të qytetit të dëmtuara ose të shkatërruara. Mijëra njerëz vdiqën në atë që u bë i njohur si rrethimi i Mariupolit.

Puna për rindërtim nisi pothuajse menjëherë pas pushtimit nga Rusia nëpër disa ndërtesa në qendër të Mariupolit, por imazhet në këtë galeri që u publikuan nga Reuters më 30 tetor, tregojnë se zona të mëdha të qytetit mbeten të pabanueshme.




