Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë

Drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë Dardan Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmauar vetë ai

“Siç i kam shpjeguar në letrën time të kërkesës për lirim nga detyra, arsyet e mia lidhen vetëm me karrierën time në fushën e energjisë dhe projekteve të reja të cilat për arsye personale dhe familjare nuk kisha mundësi t’i humbas”, tha Abazi.

Abazi ishte zgjedhur në këtë pozitë më 1 shkurt të këtij viti ndërsa, nuk është drejtori i vetëm që po dorëhiqet nga komuna e Vushtrrisë, para pothuajse një muaji dorëheqje dha edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë Komunë, Nexhmedin Rashica.

Go to TOP