Jashari: Është emocion i veçantë, shpresoj të debutoj dhe të fitojmë

Muharrem Jashari ka shprehur emocionet e tij për rikthimin në Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar si një ndjenjë të veçantë. 

Kosova ka kryer stërvitjen e dytë në përgatitje për dy ndeshjet e rëndësishme të tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Lituaninë më 12 tetor dhe me Qipron më 15 tetor.

Jashari ka theksuar se ekipi është i bashkuar dhe i motivuar për dy ndeshjet.

“Është një emocion shumë i veçantë dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares përsëri. Shpresoj të debutoj dhe këto dy ndeshje t’i fitojmë,” tha Jashari, duke shpresuar për debutimin e tij në këto përballje.

Ai e ka vlerësuar atmosferën brenda grupit dhe beson se Kosova është e gatshme për të siguruar rezultate pozitive. “Grupi është shumë i bashkuar, shumë i motivuar, me një energji shumë të mirë. Duke i parë stërvitjet, mendoj që këto dy ndeshje do të dalim me rezultate pozitive”, është shprehur Jashari. 

Go to TOP