Japonezja Hayata e fiton medaljen e bronztë në ping-pong
Japonezja Hina Hayata ka shënuar fitore bindëse ndaj Yubin Shin të Koresë së Jugut për ta fituar medaljen e bronztë në ping-pong.
Hayata ishte fantastike dhe shumë dominuese duke fituar me rezultat 4:2.
Fillimisht Shin e nisi më mirë duke fituar setin e parë me rezultat të ngushtë 9:11. Pastaj, Hayata e fitoi setin e dytë me rezultat 13:11 për ta barazuar serinë në 1:1.
Pas kësaj, japonezja mori dominimin duke fituar dy setet e radhës (12:10, 11:7) për të ikur në dy pikë përpara.
Shin nuk u dorëzua aq lehtë duke e ngushtuar prapë serinë në 3:2, pasi fitoi setin e pestë me rezultat 10:12.
Sidoqoftë, Hayata u sigurua ta vulos fitoren duke e fituar bindshëm setin e fundit me rezultat 11:7.