James Corden mund të bëhet personaliteti televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar, me të ardhura vjetore prej 7.5 milionë funtesh

ames Corden është në rrugën e duhur për t’u bërë personazhi televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi thuhet se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare prej 15 milionë funtesh me shefat e televizionit amerikan.

Londinezi, 43-vjeçar, mund të kalojë dyshen e njohur Ant dhe Dec si ylli televiziv me fitimin më të lartë, me të ardhurat e tij të mundshme vjetore prej 7.5 milionë funtesh, duke i kaluar 6.6 milionë funte të dyshes për punën e tyre në ITV.

Marrëveshja e prezantuesit me rrjetin televiziv CBS skadon vitin e ardhshëm, pas gjashtë vitesh që ishte prezantues i “The Late Late Show”, shkruan DailyMail.

Foto: REX

Sidoqoftë, sipas raporteve në The Sun , burimet e industrisë janë të etur për të mbajtur atë në bord si fytyra e ‘talk show’.

“CBS nuk ka plan B, James është djali i tyre dhe që ata e shohin se do të qëndroi. Ai është një nga fytyrat e rrjetit, ai kryeson një shfaqje masive të suksesshme dhe sjell shumë klikime në internet.

Shifrat që po diskutohen janë rreth 15 milionë funte për dy vjet”, tha një burim LA TV. Suksesi i James në shfaqjen e njohur i ka sjell atij tre çmime, duke përfshirë një Emmy.

Foto: CBS

Megjithatë, nuk është vetëm kjo që e bën atë tërheqës për industrinë e televizionit, pasi segmentet në internet të yllit si Carpool Karaoke dhe Crosswalk Musical fitojnë të ardhura të tjera.

Prezantimi i ribashkimi të Friends në maj ishte gjithashtu një moment tjetër historik në karrierën e tij shumë të suksesshme.

Carpool Karaoke është bërë një fenomen global, kur ai merr një fytyra të famshme për një udhëtim me makinë.

Foto: CBS

Adele, Sir Elton John, Ed Sheeran dhe Will Smith janë vetëm disa nga yjet e showbiz-it që ishin të gatshëm të shkonin për një xhiro dhe të këndonin me yllin e televizionit.

Marrëveshja e fundit e James me shefat amerikanë arriti në pak më shumë se 5 milion funte në vit, që ishte një rritje nga paraqitja e tij debutuese e cila i solli atij 3 milion funte në vit kur filloi në 2015.

Komediani u zhvendos nga Britania e Madhe në Los Anxhelos gjashtë vjet më parë për të udhëhequr “The Late Late Show”, të cilin e filloi në mars të 2015.

Foto: CBS

James vlerësohej më parë me një pasuri rreth 22 milionë funte, megjithatë në llogaritë e fundit nga kompania e tij asetet e biznesit janë deklaruar si 140 milionë funte.

Ylli gjithashtu ka të ardhura nga rolet e tij në film dhe televizion, me të cilin mendohet të fitojë 7 milionë dollarë për “The Late Late Show”, si dhe miliona dollarë të lidhura në pronat e tij.

Go to TOP