Jahjaga për vdekjen e ish-këshilltarit: Kaluam nëpër batica e zbatica politike bashkë, ngushëllime familjes

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, thotë se me pikëllim e mori lajmin për vdekjen e ish-këshilltarit dhe bashkëpunëtorit të saj, Ramush Tahiri.

Jahjaga thotë se me Tahirin kaluan nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa ishte presidente teksa u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve.

“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe ish-këshilltarit e bashkëpunëtorit tim, Ramush Tahiri. Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme. Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, është shprehur Jahjaga.

Go to TOP