Izraeli thotë se do të rikthehet në armëpushim pas sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka thënë se do të rifillojë zbatimin e armëpushimit në Gaza, pasi të dielën ndërmori sulme ajrore në përgjigje të asaj që e quajti “shkelje të hapur” të marrëveshjes nga ana e Hamasit.

Sulmet filluan në jug të Gazës pasi ushtria izraelite njoftoi se “terroristë kishin qëlluar me raketë antitank dhe armë zjarri” drejt trupave të saj në Rafah, duke vrarë dy ushtarë, raporton BBC.

Hamasi tha se ishte “i pa informuar” për ndonjë përleshje në zonën që është nën kontrollin izraelit.

Në mbrëmje, Izraeli bëri të ditur se kishte goditur objektiva të Hamasit në gjithë Gazën, ndërsa burime spitalore raportuan se 44 persona u vranë.

Hamasi kishte deklaruar se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit, por akuzoi Izraelin për shkelje dhe paralajmëroi se sulmet mund ta “shtyjnë situatën drejt një kolapsi të plotë”.

Go to TOP