Izraeli njofton zgjerimin e planit të evakuimit për komunitetet afër kufirit libanez

Është urdhëruar evakuimi i 14 komuniteteve të tjerë në kufirin libanez, thanë autoritetet izraelite.

Këto vendbanime përfshijnë: Shanir, Dan, Beit Hillel, Shaar Yishuv, Gosher, Liman, Mitzvah, Ilon, Goren, Garnot HaGilil, Ibn Menachem, Sasa, Tsivbon dhe Ramot Naftali.

Ky vendim erdhi pasi shkëmbimet e zjarrit midis Izraelit dhe forcave të Hezbollahut të Libanit janë shpeshtuar që nga fillimi i luftës më 7 tetor, raporton Al Jazeera.

Për të shtuar sigurinë, ushtria izraelite urdhëroi javën e kaluar banorët e 28 komuniteteve që jetojnë brenda dy kilometrave nga kufiri që të zhvendosen.

Go to TOP