Ivica Daçiq: Kurrë nuk do të pranojmë Kosovën

Mediat serbe shkruajnë se nuk duan kompromis me Kosovën edhe nëse Kosova dëshiron.

“Kaq vite kaluan nga fillimi i dialogut, e ata kanë vënë në pikëpyetje kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare. Hapat e Prishtinës tregojnë se ata nuk kanë qëllim të bëjnë kompromis por që Serbia të pranoj Kosovën”, shkruan “Telegraf”s.

Ndonëse i dërguari special i BE-së për Ballkan, Mirosllav Lajçak deklaroi se është optimist i matur lidhur me bisedimet në dialogun mes Beogradit e Prishtinës që janë në ndërprerje serioze. “Një hap para, dy prapa” ashtu mund të vlerësohet përpjekja për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Në qershor pas kthimit në tavolinën e bisedimeve, ndërmjetësuesit thanë se “nuk do të pritet me vite për zgjidhjen, por disa muaj”.

Lidhur me këtë situatë kreu i Kuvendit Ivica Daçiq tha se “Nuk kemi lëviz në dialog, sepse Prishtina nuk dëshiron të ecë në drejtimin e deritashëm, por që Serbisë të i urdhërohet pranimi i Kosovës, gjë që nuk do të ndodhë. Kaq vite kaluan e ata sollën në pikëpyetje kredibilitetin e bashkësisë ndërkombëtare, pasi huk përmbushin marrëveshjen e Brukselit. Të gjitha provokimet që vijnë nga Prishtina tregojnë se nuk duan kompromis, por kanë qëllim që Serbia të pranojë Kosovën, një qasje e tillë nuk sjellë marrëveshje”.

Ish ministri i jashtëm që kontribuoi për tërheqjen dhe ngrirjen e shumë njohjeve theksoi se Beogradi ka bërë fushatë të suksesshme për tërheqjen e njohjeve nga shtetet që kanë njohur Kosovën.

“Ia kemi dal që shumë shtete të tërheqin, suspendojnë apo ngrijnë njohjen e Kosovës, rasti i Egjiptit, që ka njohur më herët Kosovën, që pastaj u konfirmua se nuk ka vendim për njohje. Me ndërrimin e pushtetit na thanë s eu ngri vendimi dhe nuk do votojnë Kosovën  gjatë pranimit në organizata e struktura ndërkombëtare”, tha Daçiq.

“OKB kanë 193 vende anëtare, prej këtij numri 100 nuk e pranojnë Kosovën, një ndër to Serbia, ndërsa 93 e kanë pranuar, ndër to edhe Egjipti, që nuk e voton Kosovën në aplikime për anëtarësi, atyre ju duhet numri 97 që e kanë humbur”, u shpreh Daçiq.

“Ata kanë pësuar humbje të madhe në skenën ndërkombëtare dhe nuk dinë si të dalin nga kjo situatë, nëse kjo është gënjeshtër pse bëjnë presion ndaj Serbisë për ndaljen e fushatës kundër njohjes. Ata nuk duan marrëveshje, e ndërkohë angazhohen për njohje të reja, ne jemi gati të i mundim dhjetëfish nga numri që ata marrin njohje”, tha Daçiq.

A ka dialogu ardhmëri, ku njëra palë përmbush obligimet, e tjetra minon çdo hap si thonë edhe burime diplomatike, Daçiq tha se është e nevojshme “që ata që krijuan këtë shtet jo-ekezistent duhet ta urdhërojnë Prishtinën”.

“Nëse ju thonë të kenë qasje serioze në dialog dhe duhet rrihet kompromisi, në të kundërtën nuk do ketë marrëveshje, nëse dikush llogarit se Serbia lëshon pe në pranimin e Kosovës, nga ajo nuk ka asgjë” tha Daçiq duke nënvizuar se Serbia do kompromis dhe sukses në dialog nuk varet nga Beogradi, por nga ajo “nëse do t’ia ngrehin veshët Prishtinë”.

Go to TOP