Iu vihet flaka dy kamionëve në Çabër të Zubin Potokut

Dy kamionëve në fshatin Çabër të Zubin Potokut i është vënë flaka.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Rasti është iniciuar si zjarrvënie.

Çabër është fshat i banuar me shqiptar në komunën me shumicë serbe.

Hoti ka konfirmuar se pronarët e kamionëve janë të etnisë shqiptare.


Go to TOP