Italia me formë fantastike, nuk ka pranuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit, kërcënim serioz për Austrinë

Italia do të përballet me Austrinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Pritet një ndeshje e rivalizuar, por që natyrisht Italia favorizohet për fitore në këtë takim.

Kombëtarja “Azzure” ka një formë fantastike në ndeshjet e fundit, kurse Austria po zhvillon poashtu ndeshje të mira në këtë Kampionat Evropian.

Italia ka një ecuri fantastike dhe shumë të gjatë pa humbje, derisa ka fituar pesë ndeshjet  e fundit pa pranuar asnjë gol.

Në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar plotë 18 gola dhe ky shihet si kërcënim serioz për Austrinë.

Go to TOP