Ishulli Shikoku i Japonisë goditet nga një tërmet 6.6 rihter, raportohet për disa të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6.6 rihter ka goditur bregun perëndimor të ishullit Shikoku të Japonisë, të mërkurën.

Epiqendra e tërmetit ishte në ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku, me thellësi prej 39 kilometra.

Sekretari kryesor i kabinetit të qeverisë së Japonisë, Yoshimasa Hayashi, ka thënë se janë raportuar disa lëndime të lehta.

Një grua në Ainan rreth të 70-tave u dërgua në spital pasi u rrëzua, sipas një departamenti lokal të zjarrfikësve.

Në Sukumo, po zhvillohen plane për hapjen e 10 qendrave të evakuimit.  Agjencia Meteorologjike fillimisht raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.4, por më vonë e rishikoi shifrën dhe deklaroi e 6.6 rihter, shkruan Japan Times.

Go to TOP