Ishte qëlluar në kokë nga talibanët, reagon Malala Yousafzai
Pak kohë pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit, aktivistja Malala Yousafzai shprehu tronditjen dhe shqetësimin për gjendjen e grave dhe vajzave në rajon.
Ajo kërkoi veprime nga agjencitë globale për të ndihmuar civilët dhe refugjatët.
“Jam shumë e brengosur për gratë, minoritetet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut”.
Lauretja e çmimit “Nobel” në vitin 2012 ishte qëlluar në kokë nga një sulmues taleban i cili kundërshtoi me forcë zërin e saj për arsimimin e vajzave.
Në atë moment, ajo po kthehej në shtëpi pas një provimi.
Më vonë u shtrua në spitalin Mbretëresha Elizabetë në Britaninë e Madhe.
We watch in complete shock as Taliban takes control of Afghanistan. I am deeply worried about women, minorities and human rights advocates. Global, regional and local powers must call for an immediate ceasefire, provide urgent humanitarian aid and protect refugees and civilians.
— Malala (@Malala) August 15, 2021
