Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu: Agim Ademi thirri Kuvendin vetëm pasi u sigurua se i ka shumicën e votave

Ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka kontestuar edhe njëherë datën e mbajtjes së Kuvendit të FFK-së.

Salihu organizimin e Kuvendit të FFK-së e ka quajtur shkelje të rëndë të statutit.

“Nuk kam mundur më shumë të heshtë. Gjendja faktike është e mjerueshme. Janë mbledhë votat duke shkuar nga klubi në klub, nga politikani në politikan”, tha ai.

Ai ka akuzuar kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar, Agim Ademi se ka ftuar Kuvendin e FFK-së vetëm pasi siguroi votat.

“Në momentin kur kryetari aktual ka fituar shumicën e votave, atëherë ka ftuar Kuvendin që është keqpërdorim i rëndë i detyrës zyrtare”, tha ai.

Ish sekretari i FFK-së thotë se statuti aktual i FFK-së është dokument i shkëlqyeshëm i përkrahur nga FIFA.

“Nuk ka mandat në botë që përfundon para se të konsumohet. Nëse mandati është 4-vjeçarë duhet të mbahen çdo katër vite. Runa Zot, vetëm në raste kur vdes kryetari siç na ka ndodhur s’kemi çfarë bëjmë”.

Salihu thotë se në muajin korrik struktura e delegatëve ndryshon pasi ekipet e Super ligës bien nga liga dhe u mbetet vetëm nga një votë ndërsa ekipet që hyjnë e kanë një votë më shumë.

Go to TOP