Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, martohet me partnerin e saj
Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, u martua me partnerin e saj prej shumë vitesh Clarke Gayford në një ceremoni private të shtunën, më në fund lidhi kurorë pas anulimit të ceremonive gjatë kontrolleve të rrepta të COVID-19 që ajo vendosi në vend.
Ardern, 43, dhe Gayford, 47, u fejuan në maj të vitit 2019 dhe duhej të martoheshin në fillim të vitit 2022, por ceremonia u anulua për shkak të qasjes së saj ndaj pandemisë, e cila lejoi Zelandën e Re të mbante të ultë numrin e vdekjeve nga virusi.
Ajo u bë një ikonë globale për politikën e majtë dhe gratë në udhëheqje si kryeministre nga viti 2017 deri në janar të vitit të kaluar. Ardern është një prej vetëm dy gratve që kishin një fëmijë si udhëheqëse kombëtare,dhe e çoi vajzën e saj në një takim të Kombeve të Bashkuara.
Dasma u zhvillua në Gjirin e Hawke’s në Winery Craggy Range në bregun lindor të ishullit verior të Zelandës së Re, rreth 310 kilometra në veri të kryeqytetit Wellington, tha një zëdhënës i Ardern me email, shkruan Reuters
