Ish-futbollisti spanjoll gjendet i vdekur në banjë, arsyeja celulari i tij
Futbollisti spanjoll Santiago Otero është gjetur i vdekur në banjën e tij.
Sipas gazetës ‘The Sun’ ka qënë gruaja e tij që e ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë.
Policia spanjolle është shprehur se 38 vjeçari është goditur nga rryma kur telefoni që po karikonte i ka rënë në ujë.
Gazeta britanike citon dëshmi ku thuhet se ai kishte një shenjë në gjoks, një djegie nga celulari.
Futbollisti kishte humbur jetë dhjetë orë para se bashkëshortja e tij ta gjente.
Santi, siç njihej në qytetin e tij, ishte tërhequr nga futbolli profesionist pas një karriere si qendërsulmues për disa klube.