Ish-drejtori i Policisë për refuzimin e lirimit të Thaçit: Prokuroria veç po do me gjetë arsyetime

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i ka quajtur të paqëndrueshme argumentet e përdorur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për moslirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Qalaj tha për Klankosova.tv se kjo prokurori veç po dëshiron të gjejë arsye për mos ta liruar Thaçin.“Kjo çka ka bërë prokuroria është tejet e ulët. Ajo po dëshiron vetëm të gjejë arsye që ta refuzojë lirimin me kusht”.

“Policia e Kosovës e ka bërë detyrë që të iu ofrojë siguri liderëve që duan ta vizitojnë veriun e Kosovës. Edhe presidenti Thaçi ka shprehur dëshirë që ta vizitojë veriun dhe ne i kemi ofruar siguri ashtu që vizita të shkojë pa problemi”.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se prania e tij në këtë aktivitet së bashku me presidentin nuk ka të bëj me afërsi personale.“Jo, kjo nuk ka të bëj me afërsi personale. Po të isha edhe sot si drejtor i Policisë, do të kisha shkuar me secilin. Por, po dëshirojnë të gjejnë veç arsye që ta refuzojnë lirimin me kusht”.

Në dokumentin e kësaj prokurorie është publikuar një fotografi ku ish-presidenti Hashim Thaçi, shihet së bashku edhe me Rashit Qalajn, i cili ka qenë drejtori i Policisë së Kosovës.Kështu kjo prokurori një nga arsyet se pse e kundërshton lirimin e Thaçit, është se ka dyshime se Policia e Kosovës mund të mbajë garancinë e ofruar për shkak të dyshimit se ish-kreu i shtetit të Kosovës mund të ketë afërsi me krerët e këtij institucioni.


Go to TOP