Irani ekzekuton një person për spiunazh
Irani thotë se ka ekzekutuar një person të shpallur fajtor për spiunazh për agjencinë e inteligjencës së Izraelit, të njohur si Mossad.
Zyrtarët thonë se Esmail Fekri, i cili u arrestua në vitin 2023, u përpoq të transmetonte informacion të klasifikuar në këmbim të parave. Mendohet të jetë ekzekutimi i tretë i tillë kohëve të fundit, raporton BBCNews.
Sipas mediave shtetërore iraniane, disa spiunë të tjerë të dyshuar izraelitë janë arrestuar në Iran që nga e premtja.
Kryetari i gjykatës së vendit, Gholamhossein Mohseni Ejei, thotë se duke pasur parasysh konfliktin aktual, gjyqet e të dyshuarve si bashkëpunëtorë izraelitë duhet të ndodhin shpejt.
Ndërkohë, dy izraelitë u arrestuan të dielën me dyshimin për spiunazh për inteligjencën iraniane. Autoritetet arrestuan gjithashtu një djalë 13-vjeçar javën e kaluar në Tel Aviv për akuza të ngjashme.
