IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për ngacmim seksual

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një zyrtar policor në Pejë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual… Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij”, njofton zyra për informim e Inspektoratit Policor të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP