Inzaghi: Ndeshja ndaj Sheriff Tiraspol është vendimtare për kualifikim

Gjiganti italian nesër do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme.

Interi do të ballafaqohet me Sheriff Tiraspol nesër nga ora 21:00.

Momentalisht Sheriff prin në grupin D me gjashtë pikë, ndërsa Interi është e treta me katër pikë.

Trajneri i ‘Nerazzurëve’, Simone Inzaghi e ka cilësuar këtë ndeshje si vendimtare.

“Ekipi ynë ka bërë lojë shumë të mirë kundër Empolit dhe Udineses duke i bërë ndeshjet e vështira të duken të thjeshta, veçanërisht pasi ne ishim në gjendje të ndryshonim skuadrën”.

“Kemi krijuar shumë raste dhe kemi lejuar shumë pak në prapavijë, kështu që ky është ideali për një trajner”.

“Nesër do të jetë një ndeshje vendimtare për kualifikimin dhe ne do të dëshmojmë se jemi të fortë edhe në Evropë”.

“Ne e marrim ndeshjen ndaj Sheriffit me shumë respekt, pasi ata kanë potencial të qartë në skuadër dhe ne e dimë se duhet të jemi plotësisht të përqendruar”.

“Mendimet e mia janë të foosuar eksluzivisht te ndeshja ndaj Sheriffit, më pas do të mendojë për derbin ndaj Milanit”, tha Inzaghi.

Skuadra e Interit nuk ka arritur të kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve tre edicionet e fundit, andaj synojnë që këtë vit të arrijnë larg në këtë kompeticion.

Go to TOP