SPORT

Inzaghi: Interi meritonte më shumë se Atalanta, vendimin për penalltinë e mora unë

Simone Inzaghi mendon se Interi meritoi më shumë sesa barazimit dramatik 2-2 me Atalantën dhe shpjegon se kush e mori vendimin që Federico Dimarco të merrte goditjen e penalltisë së minutave të fundit.

Ishte një takim kaotik, me Lautaro Martinez që hapi rezultatin herët, pastaj Ruslan Malinovskyi që barazoi 1-1 dhe asistoi për golin e 1-2 nga Rafael Toloi.

Edin Dzeko barazoi shifrat 2-2, para se Dimarco të gjuante penalltinë mbi traversë dhe një gol i minutave shtesë nga Roberto Piccoli të anulohet.

“Njerëzit pa dyshim u argëtuan, por ndiejmë një shije të hidhur nga ky barazim, pasi mendojmë se mund të kishim më shumë. Ne u ndamë pak pas penalltisë së humbur, por pamë një Inter të shkëlqyer në pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe të dytën gjithashtu kundër një Atalanta shumë të fortë”, ka thënë fillimisht Inzaghi për DAZN.

“Është kënaqësi për një trajner të shohë lojtarët që vijnë nga stoli me atë qëndrim dhe bëjnë diferencën. Pjesa e dytë ishte një nivel shumë i mirë. Bëmë shumë mirë në 25 minutat e parë dhe Atalanta ishte më e fortë për pjesën e mbetur të pjesës së parë”.

“Pendimet kanë të bëjnë me pjesën e dytë, pasi Juan Musso bëri disa pritje të shkëlqyera dhe ne gjithashtu kishim penalltinë, kështu që ndjejë se meritonim diçka më shumë”.

“Vendimi i penalltisë ishte imi. Këtë mëngjes Calhanoglu dhe Lautaro provuan penallti, por ata ishin larguar nga loja. Ne kishim Dimarco dhe Ivan Perisic. Dimarco dukej më i mprehtë. Është për të ardhur keq, pasi ai ishte shumë i mirë këtë sezon dhe meritoi të merrte një gol të fitores para tifozëve të Interit”.

“Unë jam krenar, sepse pamë dy skuadra që dhanë gjithçka për fitoren”, përfundoi trajneri i Interit.