Inzaghi: Futbolli na ka mësuar që asnjëherë s’mund të jemi të qetë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Genoa-s, por sipas tij, skuadrën “Nerazurre” e presin edhe tri sfida të vështira në garën për titull të kampionit.

Interi mbrëmë më një gol të Asllanit dhe një gol të Sanchez-it, mundi Genoa-n, me rezultat 2-1, duke bërë edhe një hap të madh në garën për Scudetto.

Strategu italian e pranon se skuadra e tij tashmë ka vendosur distancë të mirë me ndjekësin Juventusin, por ai kërkon nga të besuarit e tij, të vazhdohet më këtë formë edhe në duelet e radhës.

Inzaghi mendon se futbolli e ka mësuar që asnjëherë të mos jenë të qetë.

“Kemi fituar 12 ndeshje në 50 ditë dhe kemi vendosur një distancë, por futbolli na ka mësuar që asnjëherë nuk mund të jemi të qetë. Na presin edhe tri ndeshje të rëndësishme para ndërprerjes, ndaj dua t’i vlerësojmë maksimalisht”, ka thënë Inzaghi.

Interi është në rrugë të mirë që ta fitojë titullin kampionit këtë sezon të garave pasi që kryeson tabelën me 72 pikë, i ndjekur nga Juve me 57 sosh.

Go to TOP