Interi mposht Romën në derbin italian
Interi është treguar skuadër e fortë në përballje me Romën.
Kampionët në fuqi të Italisë, e kanë mundur Romën, me rezultat 0-1, të dielën në derbin e javës së tetë në Serie A, sfidë kjo e luajtur në ‘Olimpico’ të Romës.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave të njohura, ka prodhuar një duel interesant, me raste nga të dy skuadrat, edhe pse u shënuan vetëm një gol.
Ishte sulmuesi argjentinas Lautrao Martinez (60’) me një supergol shënoi golin e fitores për skuadrën Zikaltër dhe të vetmin në këtë sfidë interesante.
Pas kësaj fitore, Interi ngjitët në vendin e dytë me 17 pikë, vetëm një me pak se lideri i tabelës, Napoli, kurse, Roma mbetet e dhjeta më 10-të sosh.