Inter ndalet nga Bologna
Inter nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Bolognas.
“Neurazzurët” edhe pse ishin më të mirë, barazuan me rezultat 2:2, në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Francesco Acerbi kaloi Interin në epërsi duke shënuar me kokë pas një harkimi të Hakan Calhanoglut pas 11 minutave lojë.
Inter vazhdoi fuqishëm duke dyfishuar epërsinë dy minuta më vonë, me Lautaro Martinez që realizoi një eurogol nga distanca (13’).
Bologna arriti ta ngushtojë fillimisht rezultatin me anë të Riccardo Orsolinit, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (19’).
Ndërsa, Joshua Zirkzee u përkujdes për golin e dytë të mysafirëve pas një asistimi të Fergusonit (52’).
Inter në fakt shënoi edhe një herë me anë të Alexis Sanchezit mirëpo VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.
Skuadra e Inzaghit mbetet lider me 19 pikë të mbledhura derisa Bologna renditet në vendin e tetë me 11 sosh.
