Insigne: Austria ekip i fortë fizik, ata mund të vrapojnë gjatë gjithë ndeshjes

Italia do të përballet me Austrinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00, shkruan.

Para ndeshjes lojtari italian, Lorenzo Insigne, ka folur për media.

“Ne kemi shikuar disa nga ndeshjet e Austrisë. Ne nuk kemi diskutuar ndonjë detaj akoma, por, nga sa kemi parë, ata janë një ekip shumë fizik që mund të vrapojë dhe të vrapojnë gjithë ndeshjen. Por ne nuk do të lejojmë që të ndikohemi nga ata, ne do të luajmë futbollin tonë. E tëra çfarë duhet të bëjmë është të qëndrojmë të qetë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje si të gjithë të tjerët në mënyrë që të dalim dhe të luajmë një lojë të shkëlqyeshme”, tha Insigne.

Go to TOP